PËRFAQËSUESIT E PE-së KËRKOJNË NDËSHKIMIN E POLITIKANËVE QË MINOJNË BOSNJËN E HERCEGOVINËN

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejtpërdrejtë me Bosnjë dhe Hercegovinën, kanë paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar se duhet të ndërmarrë veprime konkrete kundër politikanëve që minojnë shtetin e Bosnjë e Hercegovinës. “Janë shkelur disa vija të kuqe dhe është koha që komuniteti ndërkombëtar të shkojë përtej deklaratave të forta verbale dhe të ndërmarrë veprime konkrete dhe të shënjestruara kundër atyre që vazhdojnë të minojnë, me vetëdije dhe sistematikisht, rendin kushtetues dhe territorial të Bosnjë e Hercegovinës përmes fjalëve dhe veprave”, thanë dy përfaqësuesit evropianë. Franz dhe Rangel vlerësuan se presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me deklaratat dhe veprimet e tij, “de-facto hodhi poshtë” marrëveshjen politike të 12 qershorit të vitit 2022, të cilën e kishte nënshkruar. Në këtë drejtim, diplomatët evropianë i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion “sa i përket sanksioneve të shënjestruara dhe pezullimit të fondeve kundër aktorëve destabilizues në vend, përfshirë ata që kërcënojnë rendin territorial të Bosnjë e Hercegovinës, veçanërisht Millorad Dodik”. Dy zyrtarët evropianë bënë thirrje për veprime të shpejta ndëshkuese.

SHARE