Në raportin e fundit, Banka Botërore (BB) ka ulur parashikimin e rritjes ekonomike të Malit të Zi për këtë vit në 3.4 për qind. Në një raport të qershorit të vitit të kaluar, BB vlerësoi rritjen e këtij viti të ekonomisë malazeze në 4.7 për qind. Sipas raportit të fundit të Parashikimit Ekonomik Global, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) parashikohet në 3.1 për qind në vitin e ardhshëm. Kjo është 0.6 përqindje më pak rritje se sa ishte vlerësuar më parë. Në raportin e fundit, në të cilin ka pasur akses agjencia MINA, thuhet se ekonomia malazeze vitin e kaluar u rrit me 5.9 për qind. Sipas një vlerësimi të mëparshëm, rritja e saj ishte 3.6 për qind. Kur bëhet fjalë për vendet e rajonit, Kosova do të rritet më së shumti këtë vit me 3.7 përqind, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (BeH) me 2.5 përqind dhe Serbia me 2.3 përqind. Shqipëria do të rritet këtë vit me 2.2 për qind ndërsa Kroacia me 0.8 për qind.