Sallatë me mish pule, me arra dhe me kumbulla të thata

Është jashtëzakonisht dekorative dhe ky kombinim i pazakontë do t’ju kënaqë

Përbërësit:

– 300 g mish të bardhë pule të zier,
– 3 vezë të ziera,
– 100 g kaçkavall,
– 2 thelpinj hudhre,
– 150 g majonezë,
– 100 g kumbulla të thata,
– 150 g arra.

Përgatitja:

Mishin e pulës priteni në katrorë dhe vendoseni në një enë, sipër vendosni djathin e grirë në rende, pak majonezë dhe kumbulla të grira.

Vendosni sërish majonezë, të verdhat e vezëve të grira në rende dhe arrat e grira.

Sërish vendosni majonezë dhe në fund të bardhat e vezëve të grira në rende.

Dekorojeni sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

SHARE