Përveçse shërben për t’ju mbajtur ngrohtë në ditët e ftohta të dimrit, oxhaku ka edhe një rol estetik në shtëpinë tuaj, ndaj duhet mirëmbajtur rregullisht.
Megjithatë, ruajtja e pastërtisë mund të jetë shumë kërkuese, veçanërisht kur bëhet fjalë për xhamin e oxhakut.
Për të pastruar xhamin e oxhakut në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë, ju nevojiten:
• leckë ose sfungjer
• fshesë dhe shpatull
• gazetë e vjetër
• tas
• ujë
• sapun
• yndyrë (që e përdorni për trup)
• mbetjet e hirit
Për të filluar, hirin e mbetur vendoseni në një enë. Pastroni pluhurin e mbetur nga xhami me një fshesë dhe shpatull. Më pas grijeni sapunin e fortë, të cilin zakonisht e përdorni për të larë duart dhe derdhni ujë të nxehtë mbi të.
Lëreni sapunin të shkrihet pak, më pas merrni një leckë ose sfungjer dhe lagni me këtë lëng. Përhapeni yndyrën mbi xham dhe hiqeni me një leckë ose sfungjer me lëvizje të lehta rrethore. Hapi tjetër është të merrni gazetat e vjetra dhe t’i thërrmoni ato.
Lagni gazetën me ujë të ngrohtë dhe sapun, dhe më pas edhe mbetjet e hirit që keni hequr më parë. Pasi ta pastroni mirë xhamin me gazetë, kaloni nëpër të me një leckë të pastër për t’i mbledhur papastërtitë e mbetura. /Telegrafi/