Bontoni i veshjes: Këto rregulla duhet t’i dini patjetër, në mënyrë që gjithmonë të dukeni perfekt!

Coco Chanel njëherë pati thënë: “Vishu keq dhe njerëzit do të mbajnë në mend fustanin; vishu perfekt dhe njerëzit do të mbajnë në mend femrën

Është e vështirë të mos pajtohemi me të, sepse rrobat janë pjesë shumë e rëndësishme e dukjes sonë të përgjithshme.

Çdo parregullsi dhe gabim do të shihet, posaçërisht kur me dikë takoheni për herë të parë.

Shikoni cilave rregulla më themelore të veshjes duhet patjetër t’u përmbaheni nëse dëshironi që gjithmonë të dukeni perfekt, transmeton Telegrafi.

1. Pulla e mesme në xhaketë gjithmonë duhet të jetë e mbërthyer. A do ta mbërtheni pullën e sipërme varet nga dëshira juaj. Pulla e poshtme kurrë nuk duhet të jetë e mbërthyer.

2. Kur vishni këmishë apo bluzë, mos e shpërthekoni më shumë se dy pulla.

3. Bartni vëthë të cilët përshtaten me byzylyk dhe qafore e cila ju përshtatet me unazën. Tri apo katër detaje janë të tepërta.

4. Maja e kravatës duhet patjetër të shkojë pak më e poshtë se beli.

5. Vendosni të vishni mini-fustan apo dekolte. Edhe njëra edhe tjetra do të duken shumë vulgare.

6. Nëse e vishni këmishën pa xhaketë, nuk duhet të vini kravatë.

7. Dekolteja në gardërobën afariste nuk bën të jetë më e ulët se 10 cm nga klavikula juaj.

8. Nëse vishni këmishë të gjerë, vini rripin.

9. Midis bluzës dhe xhinseve nuk bën të duket lakuriqësi. Vishni fanellë nëse është e nevojshme.

10. Këpucët dhe rripi patjetër duhen të jenë të së njëjtës ngjyrë.

11. Eliminoni të gjitha etiketat (të cilat mund të shihen) nga rrobat.

12. Bartni dezenë të tepërt. Vendosni për dy dezenë të ndryshëm të së njëjtës ngjyrë apo dy dezenë të njëjtë madhësish të ndryshme.

13. Çorapet duhet patjetër të jenë mjaft të gjata në mënyrë që të mos ju shihen pjesët lakuriq të këmbëve kur jeni ulur.

14. Bluza afariste pa mëngë patjetër duhet t’i mbulojë supet. Shiritat e hollë nuk janë të përshtatshëm në raste formale. /Telegrafi/

SHARE