ERDOGAN: VAZHDUAM PËRPJEKJET PËR ZBUTJEN E TENSIONEVE MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË

Presidenti i Republikës së Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, tha se vendi i tij ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara, presidenti Erdoğan gjithashtu tha se Türkiye ka vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Bosnje e Hercegovinë. “Ne vazhduam përpjekjet tona për të zgjidhur bllokimin politik në Bosnje e Hercegovinë dhe për të lehtësuar tensionin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Erdoğan. Duke folur për sfidat ekonomike me të cilat u përball vendi i tij vitin e kaluar, Erdoğan u shpreh se “problemi ynë më serioz ishte inflacioni, i cili në bazë vjetore arriti në 64,27 për qind”, duke shtuar se në muajt në vijim kjo normë do të ulet gradualisht. “Ne do të zbatojmë një program falë të cilit do të ulim inflacionin në 20 për qind”, tha Erdoğan.

SHARE