Buke me patate dhe rozmarine

  • Serviret për (persona):4 Persona
  • Koha e pregatitjes:30 min
  • Koha e gatimit:35 min
  • Vështirësia:E lehtë

Buke me patate dhe rozmarine,recete shumë e thjeshtë dhe e shijshme.

Përbërësit

  • 250g patate
  • 7gr maja e thate
  • 8 luge vaj ulliri, dhe pak per sperkatje
  • 1 luge kripe
  • 500g miell
  • Rozmarine sipas deshires.

Udhëzimet

  1. Zieni patatet ne uje te vluar për 15 minuta, pastaj kullojini dhe lerini te ftohen plotësisht.
  2. Nderkohe, vendosni uje te zieje. Ne nje tas te madh bashkojme 175ml uje te valuar dhe 100 ml uje te ftohte. Shtojme majanë, 1 luge kripe dhe 2 luge vaj ulliri. Perziejini mire dhe shtoni miellin.
  3. Punojeni mire brumin ne nje siperfaqe te pluhurosur me miell per 15 min, deri sa te jete i bute dhe elastik. E leme te pushoje per nje ore, te mbuluar me pecete te lagur, deri sa te dyfishoje masen e tij.
  4. Pergatisni taven e pjekjes, te lyer me vaj ulliri. Ngrohni furren ne 200°C. Vendosni brumin me kujdes ne tave. Prisni patatet ne formë rrumbullake dhe i vendosim mbi brume ne intervale te rregullta. Shtojme edhe rozmarinen.
  5. E mbulojme serish buken dhe e leme te pushoje per 45 min. E lyejme me pak vaj ulliri dhe sperkasim pe pak kripe te trashe sipas deshires. E pjekim ne furre te nxehte per 30 – 35 min. Pas pjekjes e lyejme serish me vaj ulliri dhe e sherbejme te ngrohte.
  6. Ju bëftë mirë!
SHARE