Krepa

  • Koha e pregatitjes:10 min
  • Koha e gatimit:15min
  • Vështirësia:E lehtë

Krepat janë pet të holla brumi, të pjekura mbi një tigane qe nuk ngjite te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel)apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime).

Përbërësit

  • 500 ml qumësht
  • 250 gr miell
  • 50 gr gjalpë
  • 3 kokrra vezë
  • pak kripë.

Udhëzimet

  1. Në një enë qelqi, hedhim miellin dhe pak kripë. I trazojmë dhe shtojmë me ngadalë qumështin duke e trazuar vazhdimisht që mos të krijohen kokrra. Mund të përdorim edhe rrahësin elektrik. Shtojmë edhe vezët e rrahura më parë me një pirun. Vazhdojmë ta rrahim mirë masën.
  2. Shkrijmë gjalpin në banjëmari ose në mikrovalë dhe e bashkojmë te masa e përgatitur, (duhet të kemi kujdes që gjalpi të mos jetë i nxehtë).
  3. Trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë të lëngshme e homogjene.
  4. Ndërkohë nxehim tiganin e krepëve (nëse nuk keni mund të përdorni edhe një tigan normal duke e lyer me pak gjalpë rreth e qark, mjafton që të jetë nga ata që nuk ngjisin poshtë).
  5. Hedhim mbi tigan, në qendrën e tij,një garuzhde me masën e përgatitur.
  6. E hapim mirë duke përthyer tiganin ose nëse keni mund të përdorni mjetin që hap krepin.
  7. E lemë të piqet përreth një minutë e më pas e kthejmë nga ana tjetër që të piqet edhe këtej.
  8. E hedhim në një pjatë e vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar gjithë brumin e përgatitur.
  9. Pasi janë pjekur, mbushjen mund ta bëjmë sipas dëshirës. Krep të ëmbël si në rastin me Nutella, çokollatë apo dhe të kripur me proshutë, djathë etj.Unë zgjodha ti mbushë me banane dhe nutella.
  10. Ju bëftë mirë!
SHARE