Kalcone

  • Serviret për (persona):4 Persona
  • Koha e pregatitjes:30min
  • Koha e gatimit:40min
  • Vështirësia:E lehtë

Nje recete e shpejte per tu pergatitur dhe shume e shijshme per tu konsumuar.

Përbërësit

  • 1 ¼ filxhan uje
  • 1 luge caji kripe
  • 3 filxhane miell
  • 1 luge caji qumesht pluhur
  • 1 ½ luge gjelle sheqer
  • 2 luge caji maja
  • ¾ filxhan salce pice
  • 1 1/4 filxhan sallam I copetuar
  • 4 gr spec djeges
  • 1 ¼ filxhan djath mozzarella I copetuar
  • 2 luge gjelle gjalpe i zbutur.

Udhëzimet

  1. Hedhim ujin, kripen, miellin, pluhurin e qumeshtit, sheqerin dhe majane dhe I perziejme mire.
  2. Pasi I kemi rrahur mire e hapim masen ne tavoline ne forme drejtkendeshi. Ne nje tas te vogel perziejme bashke sallamin ,specin djeges dhe djathin mozzarella.
  3. Lyejme siperfaqen e brumit me salce pice.
  4. Bejme mbushjen me djath dhe sallam dhe e mbyllim.
  5. Siper e sperkasim me gjalpe.
  6. I pjekim per 35-40 min ne temperature 180°C.
  7. Ju befte mire!
SHARE