MINISTRIA E SHËNDETËSISË: SULMI NDAJ MJEKUT I PAPRANUESHËM, ORGANET KOMPETENTE TË REAGOJNË

Ministria e Shëndetësisë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj një mjeku në njësinë e Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore në Podgoricë. “Dënojmë ashpër sulmin ndaj mjekut që mbrëmë mbeti viktimë e sjelljes së dhunshme dhe agresionit nga persona të paskrupullt”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ata theksojnë se është e papranueshme që punonjësit e shëndetësisë që i’a kanë kushtuar jetën e tyre një thirrjeje humanitare t’i ekspozohen ofendimeve, sulmeve verbale dhe fizike gjatë kryerjes së punës së tyre. Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar mjekun. Dhoma e Mjekësisë e Malit të Zi beson se autoritetet kompetente do të veprojnë me vendosmëri dhe efektivitet në kohën e duhur, në përputhje me rregulloret aktuale, të cilat do t’i dërgojnë mesazh opinionit malazez se çdo formë e dhunës verbale, e jo më fizike, ndaj mjekëve të mos tolerohet.

SHARE