GALLIQ: EPIDEMIA E LISË NË PRAG, PRINDËRIT TË VAKSINOJNË FËMIJËT E TYRE

Epidemia e lisë është në prag, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Igor Galliq. Ai tha se shkak për këtë është numri i vogël i fëmijëve të vaksinuar me vaksinën MMR. “Për shkak të mbulimit me vaksinim, i cili është në nivel shumë të ulët, një epidemi është në prag. Jemi duke u përgatitur për të. Janë protokolle që po zhvillohen dhe do të zbatohen”, tha Galliq dhe shtoi se është e nevojshme që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Sipas tij, rënia e të vaksinuarve me vaksinën MMR ka filluar në vitin 2013. “Deri atëherë kemi pasur një mbulim mbi 95%, që është e nevojshme për imunitetin kolektiv për të luftuar këtë sëmundje shumë ngjitëse siç është lija. Që nga viti 2013 ka një rënie të vazhdueshme, sidomos në vitet e pandemisë”, tha drejtori i ISHP.

SHARE