NËSE NUK FORMOHET QEVERIA, LEKIQ TË JETË KANDITAT PËR PRESIDENT

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje në lidhje me formimin e një qeverie të re, Miodrag Lekiq duhet të jetë “kandidati ynë i përbashkët në zgjedhjet presidenciale”, tha Vladimir Jokoviq – udhëheqës i Partisë Popullore Socialiste. “Duhet të vazhdojmë dialogun për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, po ashtu i bëjmë thirrje mandatarit Miodrag Lekiq që të bëjë thirrje për vazhdimin e bisedimeve, sepse negociatat sapo kanë filluar”, tha Jokoviq. Jokoviq tha se duhet të pajtohen prioritetet, qëllimet dhe struktura e qeverisë së re dhe pas një plani dhe programi të saktë dhe të detajuar, ajo qeveri të zgjidhet në Parlamentin e Malit të Zi.

SHARE