Marka e famshme dhe prestigjoze “Louis Vuitton” ka nxjerrë në shitje një çantë me flamurin shqiptar.
Çanta është stiluar nga dizenjuesi Jay Ahr dhe është prodhuar në Francë.
“Louis Vuitton” nxorri në shitje online, çantën që mban simbolin e markës, hartën e botës dhe flamurin shqiptar kuq e zi mbi të.
Personat që janë patriotë dhe të fiksuar pas gjërave të shtrenja mund ta blejnë për 9.900 dollarë.
Ndërkohë “Louis Vuitton” ka prodhuar edhe çanta me flamujt të shteteve të ndryshme.