PAVLIÇIQ: PODGORICA KA MBETUR PA KLINIKË PSIKIATRIKE

Specialistja e psikologjisë mjekësore Nevenka Pavliçiq ftoi të gjithë ata që janë në gjendje të ndihmojnë Klinikën për Psikiatri të Qendrës Klinike (QKMZ) dhe të kontribuojnë me donacione në riparimin e çatisë së ndërtesës së vjetër të psikiatrisë. Pavliçiq, e cila është e punësuar në Klinikën e Psikiatrisë QKMZ, tha se klinika është mbyllur pas më shumë se 60 vitesh shërbimi ndaj qytetarëve të Malit të Zi për trajtimin e çrregullimeve mendore. “Për tre muaj e gjysmë, që nga 26 shtatori, pacientët që kanë nevojë për trajtim psikiatrik spitalor janë dërguar për trajtim në Spitalin Special të Psikiatrisë “Dobrota” dhe në Repartin e Psikiatrisë të Spitalit të Përgjithshëm të Nikshiqit”, tha Pavliçiq.Ajo tha se humanizmi i një shoqërie matet me atë se sa janë në gjendje të ndihmojnë ata që dëshirojnë të mos kenë nevojë për ndihmë.

SHARE