ABAZOVIQ: KRISHTLINDJET JAPIN SHPRESË SE BOTA MUND TË JETË NJË VEND MË I DREJTË

Krishtlindja është një festë që simbolizon lindjen e shpresës së re se bota mund të jetë një vend më human, më i mirë dhe më i drejtë për të jetuar, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me rastin e Krishtlindjeve. Ai thotë se kjo festë na frymëzon dhe na thotë se, pavarësisht nga sfidat me të cilat përballet Mali i Zi, Evropa dhe bota, ne kemi gjithmonë mundësinë të ndërtojmë marrëdhënie në platformën e respektit të ndërsjellë, faljes, ruajtjes së lirisë, dinjitetit dhe mirëkuptimit tek të tjerët dhe të ndryshmet. Kryeministri Abazoviq tha se këto ditë të shënjta drite dhe shprese na detyrojnë që, duke përmirësuar aftësitë, dhuntitë dhe virtytet tona personale, të kontribuojmë në përparimin e komunitetit tonë më të afërt, të gjithë shoqërisë dhe vendit. “Me besimin se vetëmohimi, arsyeja dhe racionaliteti, në të cilin na thërret dita e lindjes së Jezu Krishtit, do të dominojnë përgjithmonë përpjekjet tona personale dhe kolektive dhe proceset e përgjithshme shoqërore në të ardhmen, ju uroj edhe një herë për festën e madhe”, përfundoi kryeministri.

SHARE