GJUROVIQ: TË KAPËRCEJMË NDARJET, JEMI MË TË AFËRT ME NJËRI-TJETRIN

Festat e Krishtlindjeve janë një mundësi për t’i kujtuar vetes se jemi më afër njëri-tjetrit dhe se, duke respektuar vlerat universale të mësimeve të krishtera, duhet të punojmë për të kapërcyer ndarjet dhe për të kapërcyer sfidat e shumta me të cilat përballemi, tha kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq. “Njerëzimi, dhembshuria, solidariteti dhe toleranca janë vlera që i kemi trashëguar me shekuj, me të cilat njihet Mali i Zi dhe mbi bazën e të cilave kemi ndërtuar një harmoni multietnike dhe multikonfesionale, për të cilën të gjithë jemi krenarë,” tha Gjuroviq. Ajo tha se në ditët e shenjta duhet të jemi veçanërisht të vetëdijshëm për këto parime humane dhe të jemi të vendosur në realizimin dhe respektimin e tyre.”Mesazhet e të gjitha kohërave të ditës së lindjes së Krishtit na inkurajojnë të ruajmë traditat familjare, na shtyjnë të hyjmë në fitore të reja dhe së bashku të kontribuojmë në përparimin e mëtejshëm të Malit të Zi tonë, me synimin për të arritur mirëqenien maksimale për të gjithë qytetarët”, tha Gjuroviq.

Përveç krerëve të shetit, urime për besimtarët e besimit ortodoks që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Julian dërguan kryetar të komunave, ministra, kryetar të partive politike si dhe deputetë të shumtë.

SHARE