GJUROVIQ: SIPAS KUSHTETUTËS, JAM PËRGJEGJËSE PËR SHPALLJEN E ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE, JO PARLAMENTARE

Si kryetare e Kuvendit, sipas Kushtetutës, jam përgjegjëse për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale, jo parlamentare, të cilat i shpall presidenti i shtetit kur të plotësohen kushtet, tha kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq për TV Vijesti. Kujtojmë se pas negociatave të dështuara të mazhorancës parlamentare për formimin e qeverisë së re të mbajtura dje, FD-ja tha se do të inicojë dialog për bashkimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. “Unë mund ta siguroj opinionin se do t’i kryej të gjitha obligimet e mia kushtetuese brenda afateve të përcaktuara, duke marrë parasysh atë që është më e rëndësishmja, që është interesi i qytetarëve”, ka theksuar Gjuroviq. Ajo tha se është e gatshme të rifillojë dialogun me qëllim që të arrihet një marrëveshje për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

SHARE