Tërmeti me fuqi 4,2 shkallë të Rihterit, lëkundi pjesën më të madhe të Malit të Zi.
Sektori për sizmologji të Entit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji njoftoi se në ora 14:47 u regjistrua tërmeti me fuqi të ulët me epiqendër tre kilometra në juglindje nga Katërkolla.
Tërmeti nuk shkaktoi dëme materiale në zonën e epiqendrës.