HERA E PARË QË NGA LUFTA CIVILE / “BLLOKOHET” QEVERIA E SHBA-së, NUK KA KRYETAR KONGRESI

Tre ditë votime, 11 vota dhe Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ende nuk ka një kryetar. Ngërçi është pasojë e mosmarrëveshjeve në mesin e republikanëve lidhur me zgjedhjen e drejtuesit të ri të dhomës së ulet të Kongresit amerikan. Kandidati kryesor i tyre, Kevin McCarthy dështoi sërish të merrte stafetën në raundet e reja të votimit të zhvilluara të enjten. E gjithë kjo situatë, thotë BBC, po sjell një paralizë të qeverisë amerikane, sic nuk është parë ndonjëherë që nga koha e luftës civile! Kjo ishte dita e tretë e përplasjes mes McCarthy dhe 20 kolegëve të tij republikanë konservatorë që vazhdojnë të mos e mbështesin atë. Në votimin e njëmbëdhjetë të zhvilluar një ditë më parë, ai nuk i siguroi dot votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar dhe ligjvënësit votuan për të mbyllur punimet e kësaj dite. Kundërshtarët konservatorë të McCarthy duket se synojnë ta nxjerrin atë jashtë loje duke votuar kundër tij, e shkak për këtë duket janë disa lëshime që politikani ka pranuar të bëjë ndaj kërkesave që më parë i kishte konsideruar të papranueshme e që do të dobësonin pozitën e kryetarit. Një prej votave kundër ishte ajo e ligjvënësit republikan Matt Gaetz votoi për Donald Trumpin për postin e kryetarit, pavarësisht faktit që ish-presidenti nuk është pjesë e një gare të tillë. Vetë Trumpi u ka kërkuar republikanëve që të mbështesin McCarthy për kryetar.

SHARE