Ushqimet bazë – mielli, buka, vaji – janë më të shtrenjta nga 5 deri në 15 cent. Norma zero e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për këto produkte pushoi së vlefshmi më 1 janar, gjë që çoi në një rritje të çmimeve në dyqanet në Mal të Zi.
Me vitin e ri, ushqimet bazë do të taksohen me 7 për qind, në përputhje me ndryshimet në ligjin e TVSH-së. Qeveria e Malit të Zi propozoi rivendosjen e normës më të ulët të TVSH-së për ushqimet bazë. TVSH-ja u hoq në maj të këtij viti, si një nga masat për mbrojtjen e standardeve të qytetarëve. Qeveria më parë vlerësoi se heqja e taksave nuk ka sjellë rënie të ndjeshme të çmimeve të këtyre produkteve. Pritet që Ministria e Financave deri në seancën pranverore të Kuvendit të analizojë ndikimin e kthimit të normës së ulët të TVSH-së për ushqimet bazë, pas së cilës do të vendosë nëse do ta heqë sërish TVSH-në.