ABAZOVIQ: TË MBAHEN NJËKOHËSISHT ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PARLAMENTARE DHE PRESIDENCIALE

Vazhdimi i negociatave të mazhorancës parlamentare për formimin e qeverisë së re për kryeministrin Dritan Abazoviq nuk është një opsion real. Abazoviq tha gjithashtu se nga pikëpamja e racionalizimit do të ishte logjike që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe presidenciale të mbahen në të njëjtën ditë. „Zgjedhjet presidenciale duhet t’i shpallim mjaft shpejt dhe shpresoj që kryetarja e Kuvendit ta bëjë këtë, dhe zgjedhjet parlamentare duhet të jenë rezultat i marrëveshjes për shkurtimin e mandatit”, tha Abazoviq. I pyetur nëse ka mundësi që negociatat e mazhorancës parlamentare të vazhdojnë, kryeministri dhe njëkohësisht kreu i LQ URA u shprehë: “Realisht nuk e shoh se si mund të kthehemi sërish në të njëjtën tryezë dhe të kemi një situatë të ngjashme”, tha Abazoviq dhe shtoi se politikanët shpesh dinë të befasojnë. “Nëse do të ketë surprizë, shpresojmë pozitive, atëherë nuk ka problem”, tha Abazoviq. I pyetur nëse e përjashton mundësinë e formimit të Qeverisë së 44-të, kryeministri thotë: “Nuk kam çfarë të them më për këtë. Unë kuptoj interpretime nga më të ndryshmet, por qeveria nuk mund të formohet në atë mënyrë që, përveç mandatarit, i cili iu qasë situatës seriozisht dhe me përgjegjësi, të mos dimë zgjidhje programore apo kadrore të asaj qeverie, përveç mandatarit. Mendoj se është joserioze”, tha Abazoviq. Sipas kryeministrit, mandatari u përpoq ta bënte detyrën shumë siç duhet dhe u soll me tolerancë ndaj gjithçkaje që u dëgjua. Ai përsëriti qëndrimin se LQ URA është për zgjedhje të katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

SHARE