Besimtarët ortodoksë në Mal të Zi festojnë nesër natën e Krishtlindjes, e cila paralajmëron festën më të gëzuar të krishterë, Krishtlindjen – lindjen e birit të Zotit, Jezu Krishtit. Mbrëmja e Krishtlindjes është një festë familjare kur anëtarët e familjes mblidhen rreth tryezës së detyrueshme të agjërimit. Me rastin e festës fetare të Krishtlindjes, ditët jopune janë datat 6, 7 dhe 8 janar, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. “Bazuar në Ligjin për kremtimin e festave fetare (Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi, nr. 56/93, 27/94 dhe 73/10), besimtarët e besimit ortodoksë kanë të drejtë në pushim të paguar për kremtimin e festës fetare të Krishtlindjes (dy ditë) përkatësisht: e premte, 6 janar (nata e Krishtlindjeve), e shtuna, 7 janar (dita e parë e Krishtlindjeve) dhe e diela, 8 janar (dita e dytë e Krishtlindjeve)”, shtoi Ministria.