DËSHTON TAKIMI I LIDERËVE TË MAZHORANCËS / PA MARRËVESHJE PËR QEVERI TË RE

Liderët e partive të mazhorancës aktuale kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Këtë e njoftoi mandatari Miodrag Lekiq, pas takimit të sotëm. “Isha në pozitën e kryetarit dhe përfaqësuesit, e cila zgjati për një kohë të shkurtër dhe u përpoqa të zhvilloj një dialog serioz”, u tha Lekiq gazetarëve pas mbledhjes së shumicës parlamentare. E ka arritur, thotë ai, synimin për të bërë gjithçka publike. “Edhe unë kam arritur të ruaj dinjitetin e vendit që për Qeverinë e Malit të Zi të vendoset në Mal të Zi, e jo askund tjetër… Dua të them si më parë se qeveria do të jetë serioze ose nuk do të jetë, faktikisht nuk do të jetë, ua lë qytetarëve të interpretojnë se kush ishte serioz e kush jo”, tha Lekiq. Siç thekson ai, Mali i Zi është sërish në udhëkryqin e një rruge racionale dhe irracionale. “Ne e dimë se shumë forca të mposhtura në 2020 do të jenë të lumtura, ndoshta kanë arsye, gjithsesi ky është një proces që është zhvilluar në mënyrë demokratike”, përfundoi Lekiq. Njëri nga liderët e FD, Andrija Mandiq, tha pas takimit se LQ URA, Civis dhe PSP nuk ishin të gatshëm të përkrahin thirrjen seancës së Kuvendit në të cilën do të zgjidhet qeveria e re. Ai i propozoi kryetares së Kuvendit Danijela Gjuroviq dhe presidentit të shtetit Millo Gjukanoviq që të bëjnë marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në të njëjtën ditë.

SHARE