Kryeministri i Malit të Zi në mandat teknik Dritan Abazoviq ka njoftuar në Telegram se Qeveria e Malit të Zi ka filluar të marrë masa urgjente dhe afatgjata për Plevlën. Plevla ka qenë në një situatë alarmante ditët e fundit për shkak të ndotjes së ajrit. “Sot në ndërtesën e Qeverisë është mbajtur takimi me ministren e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq-Gjuroviq dhe drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Millan Gazdiq, lidhur me ndotjen e madhe të ajrit dhe gjendjen e rëndë ekologjike në Plevlë, por edhe në qytete të tjera në Mal të Zi”, tha Abazoviq. Siç tha ai në mbledhje, është vendosur që Qeveria të marrë masa urgjente dhe afatgjata.
Masat urgjente:
- Qeveria do të subvencionojë çmimin e energjisë elektrike;
- Qeveria do të ofrojë ndihmë financiare për prokurimin e pastruesve të ajrit për spitalet, kopshtet dhe shkollat, si dhe institucionet publike dhe familjet;
- Qeveria do të sigurojë një sasi të mjaftueshme maskash mbrojtëse N95;
- Në Plevle do të hapet zyra e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit;
- Qeveria do të caktojë një inspektor mjedisor për Plevlen dhe deri në emërimin e tij, inspektorët e Podgoricës dhe Beranës do të kryejnë vazhdimisht mbikëqyrje në atë qytet.
Ai po ashtu tha se javën e ardhshme Qeveria do të formojë një ekip që do të propozojë masa afatgjata:
- Do të merret vendimi për shpalljen e ngrohjes së Plevës si projekt me interes publik për të përshpejtuar zbatimin e tij;
- Subvencionimi i termoizolimit të ndërtesave;
- Të përshpejtohen projektet e ngrohjes së qyteteve të tjera në veri që kanë problem me ndotjen e madhe të ajrit;