PODGORICA SË SHPEJTI DO TË KETË NJË TJETËR LIBRARI DHE BIBLIOTEKË TË LËVIZSHME

Në kuadër të Bibliotekës Kombëtare “Radosav Lumoviq”, në Podgoricë tashmë në javët e para të vitit të ri do të hapet një kënd tjetër letrar, me synimin për të nxitur kulturën e leximit dhe pasurimin e ofertës kulturore të kryeqytetit. Krahas vendtakimit të dashamirëve të fjalës së shkruar, Biblioteka Kombëtare “Radosav Lumoviq” po zbaton projektin e ri “Podgorica lexon”. Është një bibliotekë e lëvizshme – BiblioBus, e cila do t’u sigurojë përdoruesve akses në njohuri, informacion dhe argëtim përmes përdorimit të librave dhe mediave të tjera, në ato pjesë të qytetit ku nuk ka kushte për forma të tjera të veprimtarisë së Bibliotekës. Bibliobus është i destinuar për të gjithë dhe do të ketë një koleksion të veçantë librash. Në bibliotekën e lëvizshme do të zbatohen të njëjtat rregulla huazimi si në ndërtesën kryesore dhe në departamentet rajonale. Lëvizjet e para të Bibliobus nëpër rrugët e Podgoricës priten në fund të janarit.

SHARE