QEVERIA E MZ, MIRATON STUDIMIN SHTETËROR PËR PLAZHIN E MADH NË ULQIN

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Studimin shtetëror për Plazhin e Madh në Ulqin.

Sipas këtij studimit në këtë zonë janë planifikuar për hotele të kategorisë së lartë, 7.000 krevate. Sipërfaqja e përfshirë në këtë studim është rreth 200 hektarë dhe shkon deri në pjesën më të largët në perëndim të plazhit.

Në kumtesën e Qeverisë së Malit të Zi,  thuhet se në bazë të studimit, ndërtimi i njësive të hotelerive parashihet përgjatë rrugës Ulqin-Ada e Bunës, kurse investitorët do të jenë të obliguar që të respektojnë të gjitha rregullat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe standardet më të rrepta ekologjike.

SHARE