Brokoli është e pasur me vitaminë C, vitaminë K, vitaminë B6, vitaminë E, kalçium, magnez dhe të tjera. Foto: Flickr
Periudha festive e fundvitit, për shumë shërben si koha e duhur për të bërë listën e gjërave për t’u bërë në vitin pasardhës. Kjo përgjithësisht përfshin të ngrënit në mënyrën e duhur dhe humbjen e peshës e kështu me radhë.
Mendimet e vazhdueshme për mënyrën se si ndikojnë ushqimet që konsumojmë në shëndetin tonë marrin kuptim tjetër ndërkohë që festat sapo kanë kaluar.
Festimet e Vitit të Ri shkaktojnë pasoja për sistemin tone tretës. “Ja vlen”, mund të thonë disa prej jush ndërkohë që po shijoni një copë bakllava.
Megjithëse gjithkujt i pëlqejnë ushqimet që përgatisim për festa, duhet të marrim disa fakte parasysh nëse jo gjatë ditëve të festave, të paktën pas tyre.
Ekuilibri i acideve
Ekuilibri në organizëm raporti bazë – acid njihet ndryshe si ekuilibri i bazuar në acide.
Çdo luhatje në këtë ekuilibër çon në rishfaqjen e sëmundjeve dhe problemeve të ndryshme.
Në fakt një pjesë e mirë e mjekëve besojnë se shumë sëmundje shkaktohen pikërisht nga mungesa e ekuilibrit të acideve.
Si të ruhet ekuilibri
Përgjithësisht organizmi e ruan ekuilibrin e aciditetit vetë.
E thënë në këtë mënyrë përsëri është e nevojshme të kontribuojmë kohë pas kohe veçanërisht në periudhën pas festimeve.
Për këtë arsye shmangia e ushqimeve me përmbajtje të lartë të aciditetit në ushqimet tona në këto periudha duket se është shumë e dobishme si vlerë të shtuar ka mundësine e humbjes së peshës së fituar gjatë festave.
Ushqimet me më pak aciditet që duhet të konsumoni pas festave
Spinaqi. Perimet me gjethe të gjelbërta duhet të konsumohen në sasi të mëdha duke qenë se janë të pasura në klorofil, i cili ka një efekt të mrekullueshëm në të gjithë organizmin duke sjellë nivele të shëndetshme të hekurit, duke pastruar dhe shëruar organizmin.
Kastraveci. Kastravecët përbëhen në masën prej 95% nga uji duke i bërë ata një ushqim të rëndësishëm për hidratimin e organizmit.
Ata përmbajnë një flavonol anti-inflamator të quajtur fisetin që duket se luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e trurit.
Brokoli. Brokoli mund të konsiderohet si super-ushqimi duke qenë se ka provuar të ketë superfuqi në parandalimin e radikaleve të lira, në mbështetjen e sistemit tretës, të sistemit kardiovaskular, në detoksifikimin e organizmit si dhe në uljen e nivelit të kolesterolit dhe s’duhet lënë pa përmendur në shëndetin e kockave.
Avokado. Avokado është e pasur me yndyrna të shëndetshme, përveç se përmban më shumë kalium se bananet gjithashtu është e pasur me vitaminë K, vitaminë C, vitaminë B5, vitaminë B6, vitaminë E, dhe folate.
Selino. Selinoja ndihmon në proçesin tretës, ndihmon kundër inflamacioneve dhe ndihmon në rënien e presionit të gjakut; mineralet e selinosë ndikojnë në lehtësim të stresit.
Ushqimet me Vitaminë C
Specat. Specat çmohen për efektet e tyre të mira në sistemin imunitar, cilësitë e tyre antioksidante dhe anti-inflamatore si dhe për aftësitë e uljes së nivelit të kolesterolit dhe të kontrollit të diabetit. Specat përmbajnë enzima që mbrojnë sytë nga kataraktet, perdet e syrit, dhe problemet makulare për moshat më të mëdha.
Limoni. Edhe pse duket sikur ka aciditet, limoni është ndoshta ushqimi me përmbajtjen më të lartë të alkalineve duke siguruar një tërësi cilësish për shëndetin.
Të filluarit të ditës me një gotë ujë me limon është një mënyrë e mirë për të ekuilibruar organizmin. Megjithëse limonat kanë përmbajtje të lartë aciditeti, kur veprojnë në organizëm marrin tipare alkalizuese./AgroWeb.org