MEDOJEVIQ: NUK DO TA MBËSHTESIM QEVERINË NËSE NUK JAM KOORDINATOR I SIGURISË

Lideri i Lëvizjes për Ndryshim, Nebojsha Medojeviq tha se kjo parti nuk do ta mbështesë qeverinë e re nëse posti i koordinatorit për reformën e shërbimeve të sigurisë nuk i takon atij. Medojeviq tha në konferencën për shtyp se qeveria e re duhet të bëjë atë që nuk e bënë dy të mëparshmet, për të forcuar dhe dekriminalizuar shërbimet e sigurisë. Ai tha se ka ardhur momenti që të gjitha kontaktet e tij ndërkombëtare të vërë në dispozicion të shtetit në luftën kundër krimit. I pyetur se nga cila pozitë do ta bënte këtë, Medojeviq u përgjigj se ishte funksioni i zëvendëskryeministrit, i cili do të merrej me koordinimin e reformave të sektorit të sigurisë. Medojeviq vlerësoi se situata në sektorin e sigurisë është kritike dhe se rrezikon të rrënojë stabilitetin e shtetit, paqen dhe sigurinë, si dhe pronën e shtetit dhe qytetarëve. Medojeviq tha se duhet të bëhen ndryshime institucionale që do të mundësojnë forcimin e kapaciteteve në Mal të Zi, në mënyrë që institucionet të kryejnë punën e tyre.

SHARE