JOKOVIQ: KA NJË SHUMICË NË QEVERI PËR ANËTARËSIM NË BALLKANIN E HAPUR

Në Qeverinë aktuale ka shumicë për anëtarësimin e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur, tha kreu i Partisë Socialiste Popullore (PSP) dhe njëkohësisht zëvendëskryeministër, Vladimir Jokoviq. Ai në konferencën për media është pyetur se kur do të deklarohet Qeveria për Ballkanin e Hapur dhe ka thënë se beson se kjo do të ndodhë “gjatë mandatit të qeverisë aktuale apo me marrëveshje për formimin e një të reje”. “Për sa i përket shumicës, ka absolutisht,” tha Jokoviq. I pyetur për pritshmëritë e PSP-së në qeverinë e re, Jokoviq tha se kur u pajtuan që Miodrag Lekiq të ishte mandatar, u arrit marrëveshje që gjysma të përbëhet nga  PSP-ja dhe URA, dhe gjysma tjetër Fronti Demokratik (FD) dhe Demokratët.

SHARE