PAGA MESATARE NË NËNTOR 721 EURO

Fitimet mesatare pa taksa dhe kontribute në muajin nëntor, sipas të dhënave të Monstat, arritën në 721 euro dhe ishin 0.1 për qind më të larta se në tetor. Paga mesatare neto në muajin nëntor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur me 34.8 për qind.Paga mesatare bruto në nëntor ishte 892 euro.“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit u rritën me 0,9 për qind në muajin nëntor në krahasim me tetorin, rezulton se fitimet reale për të njëjtën periudhë shënuan një rënie prej 0,8 për qind”, thuhet në njoftim.

SHARE