Heqja e barrikadave nga serbët në veriun e Kosovës është përshëndetur nga zyrtarë të lartë ndërkombëtarë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell ka reaguar lidhur me këtë situatë përmes një postimi në Twitter. Borrell thotë se diplomacia ka mbizotëruar në uljen e tensioneve në veri të Kosovës teksa ka shtuar se dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Josep Borrel e ka mbyllur postimin e tij duke thënë se tani është nevoja për përparim urgjent në dialog. “Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Përshëndes lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiç dhe Kryeministrit Kurti. Përshëndes BE, SHBA dhe NATO – KFOR punë ekipore. Faleminderit të gjithë të përfshirëve! Tani kemi nevojë për përparim urgjent në dialog”, shkruan Josep Borrell.