SOT U BË NDARJA E ÇMIMEVE PËR VITIN 2022 NË FUSHËN E SPORTIT

Sot, në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit, kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, së bashku me nënkryetarin e Komunës, Ivan Ivanaj, në bazë të Konkursit publik, bëri ndarjen e çmimeve për vitin 2022 në fushën e sportit.

Me vendim të jurisë, ndarja është si vijon:

Sportistja më e mirë për vitin 2022, Angjella Berishaj, Klubi taekwondo ,,Besa”.

Sportisti më i mirë i për vitin 2022, Toni Marashaj, Klubi taekwondo ,,Besa”.

Ekipi më i mirë sportiv për vitin 2022, taekwondoo ,, Klubi Besa”.

Punëtori më i mirë sportiv për vitin 2022, Nikollë Gegaj, Klubi taekwondo ,,Besa”.

Nënkryetari, Ivanaj teksa uroi fituesit tha se “Komuna e Tuzit është Komunë e re, por me potencial të madh në çdo sferë, e veçanërisht në atë të sportit, e këtë më së miri e dëshmojnë rezultatet me të cilat sportistet tanë po na nderojnë. Ne si themelues të dy klubeve sportive, të K.F. ,,Deçiq” dhe të K.B. ,,Deçiq”, jemi të obliguar t’i mbështesim dhe mbështetja jonë për këto dy klube është e madhe. Por, Komuna e Tuzit gjithashtu mbështet dhe promovon edhe klubet themelues të të cilëve nuk jemi, e për të cilët vlerësojmë se kanë dhënë dhe po japin shumë në afirmimin e sportit në Malësi,” tha Ivanaj. Ai shtoi se këtë vit komisioni, e ka pas shumë lehtë të vendos se kujt i takon çmimi për sportisten e  vitit, duke qenë se sukseset që ka arritur sportistja Angjella Berishaj, e veçanërisht medalja e argjendtë që e fitoi në kampionatin botëror, na bën krenarë të gjithëve. 

SHARE