GJYKATA KUSHTETUESE TË PERCAKTOJË NËSE GJUKANOVIQ KA SHKELUR KUSHTETUTËN

Parlamenti i Malit të Zi mbështeti propozimin për fillimin e procedurës për të përcaktuar nëse Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka shkelur Kushtetutën. Për këtë propozim votuan 41 përfaqësues të mazhorancës qeverisëse. Siç njoftoi kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, propozimi do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila do të marrë vendimin përfundimtar nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën. Të rikujtojmë se Gjykata Kushtetuese aktualisht është e bllokuar.

Kuvendi miratoi disa ndryshime në ligj

Në seancë është miratuar edhe Ligji për pijet e forta alkoolike, ndryshimet në Ligjin për patentat dhe ndryshimet në Ligjin për markat tregtare. Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për parandalimin e biznesit të paligjshëm, si dhe ndryshimet në ligjin për kontabilitet. Kuvendi mbështeti planet financiare me planet e punës për vitin 2023 të organeve të pavarura rregullatore, përkatësisht: Agjencisë për Komunikim Elektronik dhe Shërbime Postare, Agjencinë Rregullative për Energji dhe Shërbime të Rregulluara Komunale, Komisionin për Tregjet e Kapitalit dhe Agjencinë për Media Elektronike.

SHARE