ABAZOVIQ: NUK BESOJ SE NEGOCIATAT ME BE-në DO TË NGRIHEN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se nuk beson se do të ketë ngrirje të negociatave të Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE). Duke komentuar mesazhet nga Perëndimi se nuk do të mbështesin formimin e një qeverie të re, Abazoviq tha se Parlamenti shtetëror është një institucion legjitim dhe se Mali i Zi është një demokraci parlamentare. “Sistemi presidencial nuk funksionon në vendin tonë, Parlamenti zgjedh, shkarkon qeverinë, ndryshon kryeministrat, ministrat. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, për momentin nuk jam shumë i ngarkuar me atë çështje. Sot është seanca e Kuvendit ku buxheti duhet të miratohet, apeloj që të gjithë deputetët të miratojnë buxhetin”, tha ai. Abazoviq u tha gazetarëve në Budva se nuk është në interesin e askujt, të asnjë subjekti politik që Mali i Zi të hyjë në çfarëdo lloj bllokade dhe keqkuptimi ndërkombëtar.

SHARE