Sot Shkollën fillore “Dacaj” në Dacaj të Rozhajēs e vizitoj Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Shkëlqesia e tij z. Skënder Dirmishi. Fillimisht ai u prit nga drejtori i shkollës Z. Haxhi Lajçi me ç’rast e njoftoi Z. Durmishi me gjendjen dhe kushtet e zhvillimit të procesit edukativo- arsimore në të vetmen shkollë në gjuhën shqipe në komunën e Rozhajës.
Drejtori i shkollës z. Lajçi në pranin e mësimdhënësve dhe nxënësve i dëshiroj Ambasadorit Durmishi mirëseardhjen në vatrën e arsimit shqip duke shpreh kënaqësinë e tij për këtë vizitë aq domethënëse për kolektivin dhe nxënësit e kësaj shkolle.
Lajçi në detaje njoftoi Ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Mal të Zi z. Skënder Durmishi për sukseset dhe arritjet e këtij institucioni kaq të vlefshëm për Malësinë e Rozhajës.
Ambasadori Durmishi falënderoi nga zemra drejtorin dhe kolektivin dhe nxënësit e ShF. “Dacaj” për mikpritjen dhe shfaqi gatishmërinë e tij për bashkëpunim ndërinstitucional në mes dy shteteve dhe ministrive përkatëse për avancimin dhe përmirësimin e kushteve të punës në arsim e me theks të veçantë për ndihmesën që duhet dhënë konkretisht kësaj shkolle si në infrastrukturë e mjete arsimore por edhe në organizimin e seminareve për avancimin e arritjes në mësim.
Z. Durmishi theksoi nevojën e domosdoshme dhe urgjente nga organet gjegjëse në Mal të Zi për të ndërmarr hapa konkret në përmirësimin e kushteve për punë duke mos kursyer as institucionet e Kosovës në këtë rast që të bëjnë atë ç’ është e ligjshme për përkrahjen e këtij institucioni arsimor në gjuhën shqipe, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga Kryetari i këshillit të Shkollës Fillore në “Dacaj”, z.Ali Daci.