KOSOVË, DY BARRIKADA TË REJA JANË VENDOSUR NË VERI GJATË ORËVE TË FUNDIT

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur dy barrikada të reja në rrugë, pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) që barrikadat që po pengojnë lirinë e lëvizjes në territorin e Kosovës të largohen. Policia e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se barrikadat janë vendosur gjatë natës nga persona/grupe kriminale, njëra në Mitrovicë dhe tjetra në Zveçan. “Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes”, njoftoi Policia. Ndërkaq, barrikada e vendosur te Kershi i Dudes pamundëson lëvizjen nga Mitrovica e Jugut në drejtim të Rudarës, Komuna e Zveçanit.

SHARE