Propozimet e Moskës për zgjidhjen e situatës në Ukrainë janë të njohura për Kievin dhe Ukraina ose duhet ti pranojë ato, për të mirën e saj, ose ushtria ruse do ta zgjidhë cështjen – citoi agjencia e lajmeve TASS ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov. “Propozimet tona për demilitarizimin dhe denazifikimin e territoreve të kontrolluara nga regjimi, eleminimin e kërcënimeve për sigurinë e rusisë që vijnë që andej, përfshirë tokat tona të reja, janë të njohura për armikun”, citon agjencia Lavrov. “Gjithcka është shumë e thjeshtë, përmbushini kërkesat tona për të mirën tuaj. Përndryshe, cështja do të zgjidhet nga ushtria ruse”. Të dielën, presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska ishte e hapur për negociata dhe fajësoi Kievin dhe mbështetësit e tij perëndimorë për mungesën e bisedimeve, një qëndrim që uashingtoni më herët e ka hedhur poshtë. Lavrov ndërkohë tha se kur vjen fjala tek cështja se sa do të zgjasë konflikti, topi është në fushën e ukrainës dhe uashingtonit që qëndron pas saj.