DEPUTETËT E SHUMICËS PARLAMENTARE PRETENDOJNË SE GJUKANOVIQ KA SHKELUR KUSHTETUTËN

Kuvendi dje ka përfunduar debatin për Propozimin për fillimin e procedurës për të përcaktuar nëse presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka shkelur Kushtetutën. Deputetët e shumicës parlamentare vlerësuan gjatë debatit se Gjukanoviq ka shkelur Kushtetutën sepse nuk i ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare në konsultime për mandatarin dhe nuk ia ka dhënë mandatin Miodrag Lekiqit. Ky propozim do të votohet të martën, më 27 dhjetor.

SHARE