MËSIMDHËNËSIT PRANUAN RRITJEN E PAGAVE ME KËSTE

Bordi kryesor i Sindikatës së Arsimit dje ka pranuar propozimin e ministrave të Arsimit dhe Financave, Miomir Vojinoviq dhe Aleksandar Damjanoviq, për rritjen e pagave të mësimdhënësve për 20 për qind nga janari dhe për 10 për qind në dy vitet e ardhshme. Kryetari i Sindikatës së Arsimit të Malit të Zi, z. Radomir Bozhoviq, tha dje për “Pobjeda” se asnjë nga 44 anëtarët e Bordit Kryesor nuk ishte kundër. Disa prej tyre shprehën rezerva dhe deklaruan se të ardhurat e tyre duhej të ishin rritur më shumë. Bozhoviq thotë se janë pajtuar që ajo që është ofruar nuk është zgjidhja më e lumtur, se shteti nuk është treguar aq bujar ndaj tyre, por që oferta të mos refuzohet.

SHARE