DUKAJ: LE TË KONTRIBUOJMË PËR UNITETIN, PAVARËSISHT PËRKATËSISË FETARE

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, të gjithë pjesëtarëve të besimit të krishterë, ju uron Krishtlindjet. “Uroj që festa e Krishtlindjeve të sjellë gëzim, dashuri, shëndet të mirë dhe lumturi familjare në familjet dhe shtëpitë tuaja. Le të jenë këto ditë të shenjta një nxitje për të ruajtur afërsinë tradicionale dhe vlerat etike universale. Në kohë sfidash, humanizmi është e vetmja rrugë e drejtë. Le të kontribuojmë për unitetin, barazinë dhe respektin për të gjithë, pavarësisht përkatësisë fetare, kombëtare apo ndonjë tjetër. Urime Krishtlindjet!,” thuhet në urimin e ministrit Dukaj.

SHARE