ABAZOVIQ: FESTAT NA MOTIVOJNË TË JEMI SOLIDARË

Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq ka uruar sot Kryepeshkopin e Tivarit Rok Gjonlleshaj dhe Peshkopin e Kotorrit Ivan Shtironja për Krishtlindjet , si dhe të gjithë besimtarët që festojnë sipas kalendarit Gregorian, duke uruar që ta kalojnë këtë festë në paqe, shëndet dhe gëzim. “Këto festa të shënjta të ngjallin shpresën për fitoren e vlerave universale dhe të na motivojnë të jemi të bashkuar dhe të vendosur gjatë gjithë vitit në promovimin e bashkimit në shoqërinë tonë”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

SHARE