TË PREMTEN NGA PLAZHI I VOGËL NË ULQIN: NIS MARSHI PROTESTUES KUNDËR HULUMTIMIT TË NAFTËS

SOS (1)Grupi “SOS për Montenegro” organizon marshin protestues kundër hulumtimit sizmik të naftës dhe gazit në nëndetin e Malit të Zi, e i cili është paralajmëruar për datën 10 nëntor.

Parada do të nis nga Ulqini, të premten me 9 nëntor, në ora 7, nga Plazhi i Vogël, dhe në katër ditët e ardhshme do të mbërrijë deri në Herceg – Novi, që do të thotë se marshi protestues është i gjatë 145 km. Nga “SOS për Montenegro”, ftojnë qytetarët, ekspertët, OJQ-të dhe mediat që të u bashkëngjiten.

SHARE