BRAJOVIQ KËRKON EMRAT, VOTIMI JO MË VONË SE DERI TË HËNËN

Kryetari i Kuvendit të MZ, Ivan Brajoviq do të kërkojë nga klubet e deputetëve të paraqesin emrat e kandidatëve për anëtarë të këshillit për reforma të mëtejshme të legjislacionit zgjedhor dhe reformave të tjera, në mënyrë që deputetët të votojnë për zgjedhjen e tyre jo më vonë se të hënën, shkruan gazeta “Pobjeda”.

Megjithatë, klubet e deputetëve, ende nuk kanë vendosur se kë do të propozojnë, por po negociojnë për këtë.

Siç i është thënë jo zyrtarisht gazetës “Pobjeda”, Partia Socialiste Popullor -Demos do të kandidojë Miodrag Lekiq, për anëtar  në këtë këshill. Klubi i veçantë i deputetëve, i përbërë nga Aleksandar Damjanoviq, Goran Daniloviq dhe Goran Radonjiq, nuk do të marrin pjesë në punën e këshillit të ardhshëm.

Damjanoviq, Radonjiq dhe Daniloviq,  abstenuan kur u votua për vendimin e formimit të këshillit.

Nga Partia Demokratike e Socialistëve, Fronti Demokratik dhe Partia Social Demokratike kanë kumtuar se do të vendosnin për anëtarët e këshillit në ditët në vijim.

Klubet e deputetëve në ditët në vijim gjithashtu duhet të bien dakord se sa secili  klub do të kenë anëtarë në këshill.

Në vendimi, e miratuar të mërkurë, parashikohet që pushteti dhe opozita të kenë nga 7 anëtarë.

SHARE