STUHIA E DËBORËS PËRFSHIN UASHINGTONIN

Disa fluturime u anuluan ndërsa autostradat dhe rrugët u mbyllen për shkak të ngricave, një person humbi jetën në Oregon. Një stuhi e madhe dëbore ka përfshirë pjesën perëndimore të Uashingtonit duke detyruar autoritetet që të mbyllin rrugët për shkak të ngricave. Disa fluturime u anuluan ndërsa autoritetet u vendosën në dispozicion për të hequr borën që kishte mbuluar pistën. Në disa zona dëbora ka arritur në mbi 50 cm. Më shumë se 112 milionë njerëz pritet të udhëtojnë midis 23 dhjetorit dhe 2 janarit për përiudhën e festave një rritje prej 3 përqind krahasuar me vitin e kaluar por zyrtarët kanë bërë thirrje që të mos marrin rrugë të largëta për shkak të stuhisë. Administrata Federale e Aviacionit pret që e enjtja të jetë dita më e ngarkuar për udhëtimet, me 47,554 fluturime të planifikuara. Në Oregon, një person vdiq në një aksident në Grykën e lumit Columbia pranë Rooster Rock State Park kur një kamion u përplas me një makinë. Në Uashington, bora e madhe në disa pjesë të Cascades mbylli dy nga rrugët kryesore në të gjithë shtetin. Qarku Multnomah dhe Portland shpallën një gjendje të jashtëzakonshme. Autoritetet kanë bërë thirrje që të shmangen lëvizjet e panevojshme për shkak të temperaturave të ulëta. Meterologët kanë bërë të ditur se stuhia do të shtrihet nga Paqësori Veriperëndimor deri në Rockies, Rrafshinat e Mëdha dhe Liqenet e Mëdha. Moti i keq detyroi zyrtarët që të mbyllin disa shkolla deri në përmirësimin e situatës. Stuhia e dëborës mund të shoqërohet edhe me erëra që variojnë nga 40 deri në 64 km/orë.

SHARE