UKRAINA FORCON MBROJTJEN E KUFIRIT TË SAJ ME BJELLORUSINË

Presidenti rus Vladimir Putin tha se ushtria ruse aktualisht po kryen stërvitje ushtarake në territorin e Bjellorusisë si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur sigurinë e të dyja vendeve. Duke folur përkrah presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko, në Minsk, Putin tha se Rusia dhe Bjellorusia do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në sferën ushtarake dhe të këmbejnë dhe zhvillojnë pajisje ushtarake dhe armë. Putin tha se këto masa janë të nevojshme për shkak të situatës së tensionuar në kufijtë e Rusisë dhe Bjellorusisë. Sidoqoftë, të dy liderët, evituan përmendjen e Ukrainës në deklaratat e tyre publike. Në disa komente të shkurtra, Putin tha se Bjellorusia ishte aleatja më e ngushtë e Rusisë. Ai pret që tregtia mes dy vendeve këtë vit të arrijë në nibele rekord, ose e barasvlefshme me 40 miliardë dollarë. Lukashenko në anën tjetër tha se pavarësisht disa problemeve të vështira, Bjellorusia dhe Rusia i gjejnë përgjigjet për cdo kërcënim ndërkohë që shprehu shpresën se perëndimi do të dëgjojë zërin e arsyes në mënyrë që dialogu për sigurinë të rifillojë. Bjellorusia, ndonëse nuk është përfshirë deri më tani në mënyrë direkte në konfliktin në Ukrainë, ka luajtur një rol kyc në të. Forcat ruse janë aktualisht të vendosura në Bjellorusi dhe fillimisht ato përdorën territorin e këtij vendi për të nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt. Por, Lukashenko ka thënë më herët se trupat bjelloruse nuk do të përfshihen në operacionin e posacëm ushtarak të rusisë, sic moska e quan pushtimin. Rusia po ashtu ka edhe avionë bombardues të vendosur në bjellorusi. Ukraina ndërkohë po forcon mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë nga frika se Rusia mund të jetë duke përgatitur një sulm të ri, tha një zyrtar qeveritar. Zëvendësministri i Brendshëm, Yevhen Yenin, tha për BBC-në se Ukraina do të forcojë kufirin me Bjellorursinë me forca të armatosura dhe municione. Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë spekulimet se Rusia do të kërkojë nga Bjellorusia që të hyjë në luftë kundër Ukrainës.

SHARE