Kolla: 4 ilaçet natyrale që janë efikase
Me kollën zakonisht përballemi gjatë motit të ftohtë, e mund ta shkaktojnë ftohjet dhe gripi. Kolla mund të jetë e mërzitshme, por edhe e dhimbshme. Nëse vuani nga kolla, provoni njërën nga këto receta natyrale që janë shumë efikase.
MJALTI
Hulumtimet tregojnë se mjalti mund t’u ndihmojë atyre personave që vuajnë nga infeksioni i organeve të sipërme të frymëmarrjes. Para gjumit nevojitet të konsumoni dy lugë mjaltë. Në këtë mënyrë do të keni mundësi të flini më lehtë, por shumë më pak do të keni kollë.
LIMONI
Rriskën e limonit e erëzoni me pak piper të zi dhe kripë dhe e thithni. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni këtë, përzieni lëngun nga një limon me një gotë ujë të ngrohtë dhe një lugë mjaltë dhe e konsumoni.
XHENXHEFILI
Copëtojeni dhe imtësoni një pjesë xhenxhefil dhe e hidhni në 250 ml ujë të vluar. Çajin e konsumoni katër herë në ditë.
SPECAT E BLUAR
Kolla shpeshherë sjell edhe dhimbjet në gjoks. Në situata të tilla, një ndër ilaçet më të vjetra dhe më efikase është speci pikant i bluar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Përgatiteni shurupin: përzieni ¼ e lugës së specave të bluar me një lugë mjaltë, dy lugë ujë, një lugë uthull të mollës dhe ¼ e lugës xhenxhefil pluhur. Shurupin ta pini dy herë në ditë.