PIÇ DHE SARAZIN: MALI I ZI KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE FUNKSIONALE

I dërguari i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stewart Peach dhe përfaqësuesi special i qeverisë federale gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, u thanë vendimmarrësve që të konsiderojnë me kujdes mesazhin e dëmshëm që do t’u dërgonin partnerëve të tyre euroatlantikë nëse ata zgjodhin kryeministrin dhe më pas formojnë një qeveri bazuar në një ligj, përputhshmëria e të cilit me Kushtetutën është shumë e dyshimtë dhe për të cilin Komisioni i Venecias këshilloi të mos aplikohej. Siç theksuan, ata erdhën në Mal të Zi për të dhënë një mesazh të rëndësishëm nga Qeveria Britanike dhe Gjermane. Ata thanë se në këto kohë sfiduese gjeopolitike dhe ekonomike, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri funksionale dhe institucione të forta. “Ne besojmë se Kuvendi është përgjegjës për rikthimin urgjent të funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese duke zgjedhur gjyqtarët e munguar, jo vetëm në masën e nevojshme për të arritur kuorumin, por edhe për të siguruar një vendimmarrje efikase”, thuhet në njoftim.

SHARE