ÇMIMET E KONSUMIT JANË RRITUR ME 12.7 PËR QIND KRAHASUAR ME VITIN E KALUAR

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, në muajin nëntor, krahasuar me tetorin, kanë qenë mesatarisht 0,9 për qind më të larta, tregojnë të dhënat e Monstat. Në periudhën janar-nëntor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çmimet e konsumit kanë qenë mesatarisht 12.7 për qind më të larta.Në nëntor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e konsumit ishin mesatarisht 17.5 për qind më të larta. “Ndikimin më të madh në normën mujore të inflacionit e ka pasur rritja e çmimeve në grupet qumësht, djathë dhe vezë, lëndë djegëse dhe lubrifikantë për mjete motorike, qira reale që paguajnë qiramarrësit për banesën e tyre, mish, këpucë, veshje, peshk dhe prodhimet e detit, shërbimet për mirëmbajtjen dhe riparimin e banesave”, tha Monstat.

SHARE