UKRAINA GODET SËRISH, EDHE NJË RAFINERI NË FLAKË

Një bazë ajrore ruse në Kursk është goditur gjatë natës në një sulm me dronë, ka thënë një funksionar i lartë ukrainas, Anton Gerashchenko, këshilltar i presidentit Volodimir Zelenski. Ai ka publikuar lajmin në Telegram, duke thënë se një dron i panjohur ka goditur strukturën ushtarake. Duke cituar lajme të mediave ruse, funksionari ka thënë se ka patur dy shpërthime në Kursk, afër aeroportit. “NJë dron i panjohur ka goditur një strukturë ushtarake në Kursk – ka thënë ai. Pamjet që qarkullojnë në rrjet ndërkohë duket se tregojnë një seri shpërthimesh që trondisin qytetin në rusinë perëndimore rreth orës 22 sipas orës lokale. Sipas agjencisë ruse RIA Novosti, që citoi guvernatorin rajonal Roman Starovoit, mbrojtja ajrore ka funksionuar dhe nuk ka patur viktima apo dëme. Por ndërkohë, duket se edhe një rafineri strategjike nafte në rusi është goditur nga një shpërthim i madh, në një seri të gjatë tashmë aktesh të dyshuara sabotazhi. Shpërthimi në rafinerinë e naftës Angarsk, në Siberi, i ka marrë jetën dy personave dhe ka plagosur pesë të tjerë. Shpërthimi ishte aq i fortë sa që fillimisht u drua për një tërmet apo një rrëzim avioni. Shpërthimi u regjistrua në impiantin që është në pronësinë e Rosneft, që udhëhiqet nga një besnik i putinit Igor Sechin, dhe u ndje dhjetëra kilometra larg, deri në qytetin e Irkutskut, duke ndezur panik mes banorëve lokalë.

SHARE