Ushqimet që mund t’i hani para gjumit dhe të mos pendoheni

Është e vërtetë që ngrënia e ushqimit gjatë natës, veçanërisht një ose dy orë para gjumit, shoqërohet me obezitet dhe gjumë të shqetësuar. Nga ana tjetër, nëse e anashkaloni darkën, rrezikoni të zgjoheni në mes të natës me dhimbje koke ose stomaku.

Për fat të mirë, ka vakte që nuk janë të ngarkuara me tonelata kalori, që do të qetësojnë trupin tuaj dhe nuk do t’ju bëjnë të ndiheni të sëmurë! Ju mund t’i përballoni këto shtatë ushqime të shijshme pa u penduar ose pa frikë se mos shtoni peshë:

1. Avokado dhe djathë pa dhjamë

Djathi pa dhjamë është i pasur me kazeinë dhe përmban pak kalori. Trupi e përthith ngadalë, që do të thotë se do të jemi më të ngopur për më gjatë. Hulumtimet kanë treguar se rritja e marrjes së proteinave mund të çojë në humbje të suksesshme të peshës. Nëse shtoni avokado, e cila është e pasur me yndyra të shëndetshme, do të keni një efekt pozitiv në kolesterolin dhe sistemin tuaj kardiovaskular, transmeton KP.

2. Qumësht me çokollatë

Hulumtimet kanë treguar se kalciumi ndihmon në largimin e depozitave të yndyrës nga zona e barkut dhe se lëndët ushqyese përthithen më mirë me ndihmën e vitaminës D, e cila gjendet në qumësht. Kur blini qumësht me çokollatë, zgjidhni atë me pak sheqer dhe përmbajtjen më të lartë të kakaos.

3. Fiq të thatë

Edhe pse janë mjaft të ëmbla, kjo karamele natyrale do të ndrydhë dëshirën tuaj për ëmbëlsirat dhe nuk do të kontribuojë në shtimin e peshës. Me fiqtë e thatë e vetmja gjë e rëndësishme është të mos e teproni, sepse është ende një ushqim me shumë kalori. Pavarësisht se janë të ulët në yndyrë dhe të pasur me fibra dietike, fiqtë e thatë ende përmbajnë një sasi sheqeri me të cilën duhet të keni kujdes.

4. Peshk ton

Ky peshk tretet lehtësisht dhe lehtëson ndjenjën e urisë sepse përmban shumë proteina. Tunin mund ta përgatisni në një tigan me pak vaj, në furrë, të zier me avull ose direkt nga kanaçe (duke e kulluar mirë).

5. Kokoshka

Kokoshkat janë të ulëta në sheqer dhe plot fibra dietike. Nëse i konsumoni me qumësht që ka një përmbajtje të ulët yndyre, do të futni mjaftueshëm lëndë ushqyese në trupin tuaj, do të ushqeni dëshirën tuaj për ushqim dhe do ta përgatisni trupin tuaj për pushim.

6. Bajame

Magnezi nga bajamet relakson muskujt, niacina (vitamina B3) largon stresin dhe fibrat dietike nxisin ngopjen. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë ¼ filxhan bajame në ditë humbin peshë mesatarisht 65 për qind më shpejt se të tjerët.

7. Proshutë dhe bukë me drithëra

Nëse nuk jeni adhurues i arrave, bulmetit apo ëmbëlsirave, hani një fetë bukë me drithëra integrale me një fetë proshutë. Ky vakt përmban rreth 150 kalori dhe përbëhet nga karbohidrate komplekse dhe proteina që do t’ju ngopin më shpejt dhe do t’ju mbajnë të ngopur më gjatë.

SHARE